Kylian Mbappe kishte vendosur të nënshkruajë me Real Madridin dhe lojtari e informoi PSG-në majin e kaluar se nuk do të ushtronte klauzolën e rinovimit automatik për një vit tjetër të përfshirë në kontratën e tij të fundit në maj 2022.
Gazeta L’Équipe zbuloi sot pasdite shumat e përcaktuara për atë sezon të tretë. As më shumë e as më pak se 250 milionë euro.
Gazeta franceze e zbërthen këtë shumë astronomike si më poshtë: 70 milionë euro paga, një rritje prej 20% krahasuar me sezonin e kaluar dhe 180 milionë euro në bonuse dhe shuma të tjera që lidhen me të drejtat e imazhit.
Pavarësisht ofertës, lojtari kishte vendosur të largohej për në Madrid dhe mosmarrëveshja mes lojtarit dhe klubit filloi me letrën e diskutueshme që ai dërgoi në zyrat e klubit në qershor 2023, duke informuar klubin se nuk do të përmbushte sezonin e tretë.
Kontrata që Mbappé ka nënshkruar me Madridin nuk është aspak afër asaj që i ofronte PSG-ja, megjithëse ai është lojtari me të ardhurat më të larta në skuadër falë një tarife transferimi që, sipas L’Équipe, është 100 milionë euro, së cilës duhet t’i shtohet pagës prej 32 milionë euro plus një pjese tjetër për të drejtat e imazhit që asnjë lojtar tjetër nuk i gëzon.
Zakonisht klubi i ndan të ardhurat 50/50 me lojtarin, por një nga kërkesat që ka bërë nëna e lojtarit, Fayza Lamari, sipas gazetës franceze, ishte që lojtari të merrte më shumë se sa të tjerët.