Arsenal po monitoron dy fëmijë të mrekullueshëm të Olympiakos, Babis Kostoulas dhe Christos Mouzakitis. Skuadra londineze synon t’i bëjë ata pjesë e së ardhmes gjatë merkatos së verës, por po përballet me konkurrencën e Manchester United.
Lajmi konfirmohet nga e përditshmja “The Sun”. Të dy adoleshentët ishin pjesë e fitores së Olympiacos në UEFA Youth League me ekipin U-19 sezonin e kaluar. Ndërkohë që, këtë vit janë promovuar në ekipin e parë.
Shtatëmbëdhjetë vjeçari Kostoulas ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë dy asistime në 33 paraqitje këtë sezon, ndërsa mesfushori 18-vjeçar Mouzakitis ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar katër asistime në 30 paraqitje në të gjitha garat.
Gjithsesi, thuhet se Manchester United dhe Arsenal nuk janë të vetmit të interesuar dhe do të përballen me konkurrencën nga një mori rivalësh evropianë. Dy lojtarët monitorohen edhe nga Aston Villa, Borussia Dortmund, AC Milan e Juventus.
Thuhet se Kostoulas po tërheq vëmendjen edhe të Tottenham, Chelsea e Bayern Munich, ndërsa Brighton, Wolves, Villarreal dhe Atletico Madrid janë duke kërkuar Mouzakitis.