Bajerni i Mynihut futet në garë për të siguruar shërbimet e Niko Uilliams.
Në këtë mënyrë klubi bavarez kërkon ti rrëmbejë Barcelonës objektivin e hershëm, teksa gjermanët janë të gatshëm ti japin 22-vjeçarit 10 milionë euro pagë në vit.
Nico Williams ishte një ndër yjet që spikati në Kampionatin Europian të Gjermanisë, teksa me Spanjën e tij ai ngriti lart trofeun më të rëndësishëm për kombëtare në kontinentin e vjetër.
Paraqitja e tij në Euro 2024 bëri që 22-vjeçari të binte në syrin e shumë klubeve prestigjioze, ku interesi për të ishte tepër i lartë. Por më seriozisht për yllin spanjoll u interesua klubi i Barcelonës. Edhe pse të gjithë tifozët katalas do të dëshirorin që ta shihnin 22-vjeçarin me fanellën blaugranase, Barcelona nuk ia doli që ta transferojë Nico Williams nga Atletic Bilbao.
Këtë verë ylli spanjoll ka vendosur përfundimisht të largohet nga ekipi bask, drejt një skuadre të madhe europiane.
Ndërkohë, një ndër klubet që është futur në garë për të siguruar shërbimet e tij është Bayerni i Mynihut. Në këtë mënyrë klubi bavarez i hap luftë Barcelonës, që Williams mbetet objektivi i tyre i hershëm.
Drejtuesit e klubit gjerman janë të gatshëm ti ofrojnë 22-vjeçarit 10 milionë euro pagë në vit.
Ylli spanjoll dëshiron të bëj një hap para në karrierë dhe të nënshkruajë për një skuadër ku do të mund të konkurronte për të fituar trofe.
Katalanasit kanë shfaqur prej kohësh interesim për Williams, por drejtuesit blaugranas nuk janë në gjendje të përballojnë kushte të tilla personale për shkak të situatës financiare.
Vetë Williams nuk e fsheh dëshirën e tij për të veshur ngjyrat e Barcelonës, por ai nuk është i gatshëm të marrë një ulje pagash dhe shpreson të gjendet një zgjidhje, raportojnë medie të ndryshme spanjolle.
Bavarezët tani janë skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e Nico Williams, edhe pse për lojtarin interesim kanë shprehur edhe klubet e mëdha angleze si Arsenal dhe Chelsea.
Lideri aktual i Bundesligës gjermane nga ana tjetër është i gatshëm të paguajë klauzolën e lojtarit prej 58 milionë eurosh.