Koço Kokëdhima dhe zyrtarë të Apolonisë futen në fushë dhe shtyjnë gjyqtarin, ndeshja e femrave ndërpritet për 30 minuta

- Bota Sot

Koço Kokëdhima dhe zyrtarë të Apolonisë futen në fushë dhe shtyjnë gjyqtarin, ndeshja e femrave ndërpritet për 30 minuta

Një incident i rëndë është shënuar ditën e djeshme në ndeshjen e femrave mes Apolonisë së Fierit dhe Gramshit.

Presidenti i klubit të Apolonisë, Koço Kokëdhima, i shoqëruar edhe nga zyrtarë të tjerë të klubit janë futur në fushë dhe kanë shtyrë e ofenduar arbitrin e ndeshjes, Dorjan Melataj.

Ndeshja është ndërprerë për rreth 30 minuta dhe sipas rregullores së Federatës Shqiptare të Futbollit, duhej ndërprerë automatikisht, por për shkak të presioneve të shumta ndaj gjyqtarit, ky i fundit është detyruar ta rifillojë takimin.

Në fund Apolonia e ka fituar ndeshjen 1-0, ndërkohë që do të pritet vendimi i FSHF-së për të parë se cili do të jetë fati i këtij takimi.



Read it all at Bota Sot