Brazili i është afruar sërish Carlo Ancelottit për ti ofruar atij rolin e trajnerit, pohojnë raportet në mediat braziliane. Kjo nuk është hera e parë që pozicioni i Seleçaos i propozohet Ancelottit, i cili tashmë e refuzoi atë vitet e fundit.
Pas humbjes poshtëruese në kualifikueset e Kupës së Botës 4-1 ndaj rivalëve të vjetër, Argjentinës, Federata e Futbollit të Brazilit filloi të shikonte përtej trajnerit aktual Dorival Junior.
Sipas “GE Globo” , federata rifilloi kontaktet me shoqëruesit e Ancelottit dhe kërkoi një takim me italianin.
Ndërkohë, Real Madridi është ende duke e mbajtur Ancelottin në shqyrtim, me raporte se mund ta shkarkojnë atë nëse ai nuk e fiton përsëri Ligën e Kampionëve, ose mundet Barcelonën në La Liga.
Ish-trajneri i Milanit, Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Bayern Munich është lidhur gjithashtu me një rikthim në Serie A për Romën.