Kukësi “ndez motorët”

- Bota Sot

Kukësi “ndez motorët”

Kukësi duket që është “rizgjuar” në momentin më delikat dhe të rëndësishëm të Kategorisë së Parë. Kampionati ka hyrë në fazën më delikate të tij dhe tashmë çdo pikë vjen shumëfish në arritjen e objektivave.

Paraqitja e skuadrës në ndeshjet e fundit ka qenë relativisht e mirë.

Verilindorët ia kanë dalë të sigurojnë 7 pikë në 3 ndeshjet e fundit, duke fituar ndaj disa prej rivalëve direkt për mbijetesën. Dhe pikërisht për këtë të fundit tashmë janë “ndezur motorët” për të realizuar qëndrimin mes më të mirëve.

Aktualisht Kukësi mban vendin  e 10-të në klasifikim me 28 pikë, 1 më pak se Korabi i vendi të 9-të dhe 3 më pak se Kastrioti i vendit të 8-të.

Tashmë skuadra e udhëhequr nga Fatjon Tafaj do të ketë sy synim pikërisht vendin e 8-të dhe diferenca është e rikuperueshme, pasi janë edhe 5 ndeshje drejt fundit të kampionati. Këtu duhet marrë parasysh që Kukësi do të ketë një përballje direkte me Kastriotin, e cila me shumë gjasa do të vendose shumë mbi fatet e tyre në Kategorinë e Parë.

Gjithçka duhet të nisë që me përballjen me Apoloninë, takim që do të luhet në "Kukës Arena" në orën 14:00. Duel që do të vendosë shumë mbi fatet e kuksian1%ve në këtë sezon. 



Read it all at Bota Sot