Hodo: Kishim një ngërç psikologjik

- Bota Sot

Hodo: Kishim një ngërç psikologjik

Teuta mposhti Skënderbeun me shifrat 1-0 ditën e sotme në javën e 31-të të Superiores.

Trajneri i Teutës, Bledar Hodo doli në prononcim për mediat në fund të sfidës.

“Kishim një ngërç psikologjik dhe shumë të tensionuar sot.

E rëndësishme ishte të fitonim dhe shpresoj që të kemi vazhdimësi në këtë lloj situate. Pjesën e parë kishim përgatitur një presion ultra ofensiv, por Skënderbeu nuk e luajti për asnjë moment topin pas.

Megjithatë, vuajtëm shumë, më pëlqeu shumë shpirti i garës së skuadrës.

Nëse nuk mposht kundërshtarin direkt është e vështirë. Mendoj që po të shfrytëzonim më mirë goditjet standarte mund të dyfishonim rezultatin.

Nuk doja të ndëryja dhe shumë në skuadër, sepse do më pëlqente të merrnin vetë iniciativë lojtarët”, u shpreh Hodo.



Read it all at Bota Sot