Gavi: Jam krenar

- Bota Sot

Gavi: Jam krenar

Barcelona ka një yll të ri që po ngrihet në hierarkinë e skuadrës dhe ai është Gavi.

Mesfushori i talentuar spanjoll, i cili ka qenë pjesë e klubit që nga fëmijëria, ka shprehur emocionet e tij pas marrjes së shiritit të kapitenit për herë të parë me fanellën e katalanasve.

“Jam krenar, është një ëndërr për mua të marr shiritin e kapitenit te Barcelona.

Në fund të fundit, kam qenë tifoz i Barcelonës që kur isha i vogël, pasi gjithmonë kam qenë këtu në klub.

Jam shumë i lumtur që mbaj shiritin e kapitenit dhe gjithashtu falënderoj Pedrin”, tha Gavi.

Gavi ka qenë një simbol i pasionit dhe përkushtimit te Barcelona, duke u rritur në akademinë La Masia dhe duke u bërë një lojtar kyç për skuadrën e parë.

Me vetëm 20 vjeç, ai tashmë ka treguar cilësi lidershipi dhe ka fituar zemrat e tifozëve për stilin e tij agresiv dhe teknikën e jashtëzakonshme në mesfushë.



Read it all at Bota Sot