Gary Neville me sinqeritet të plotë: Carvajal më i mirë se Arnold

- Bota Sot

Gary Neville me sinqeritet të plotë: Carvajal më i mirë se Arnold

Real Madridi raportohet se është në fazën përfundimtare të një marrëveshje për transferimin e Trent Alexander-Arnold në verë. 

Alexander-Arnold do të mbetet pa kontratë tek Liverpooli në fund të qershorit dhe kjo ka bërë që ‘Los Blancos’ të shpejtojnë për të siguruar shërbimet e tij. 

‘Los Blancos’ thuhet se kanë kontaktuar Liverpoolin edhe gjatë janarit për të tentuar transferimin e tij, por kërkesa e klubit spanjoll ishte refuzuar. 

Kjo sagë tashmë ka marrë një kthesë të re në ditët e fundit, me disa burime të ndryshme që kanë raportuar se Alexander-Arnold është pajtuar për një kontratë pesë vjeçare në Madrid. 

Kjo ka bërë që të ngriten pikëpyetje në kryeqytetin e Spanjës sa i përket aftësive të anglezit në fazën e mbrojtjes. 

26-vjeçari ka zhvilluar një reputacion si njëri prej lojtarëve më të mirë në botë në pozicionin e tij, por rekordi i tij në fazën defanzive do të jetë misioni i tij më i madh në Madrid sipas ish-legjendës së Manchester United, Gary Neville. 

“E kam thënë vazhdimisht se ai duhet të jetë më serioz në fazën defanzive, ose do t’i shkaktojë probleme”. 

“Mendoj se do t’i shkaktoj atij një problem tek Real Madridi pasi ata kanë Fede Valverden, i cili po luan aktualisht si mbrojtës i djathtë dhe kur Dani Carvajal të rikthehet, do të ketë konkurrencë serioze”. 

“Problemi është se Carvajal është 32-vjeçar, ai ka pasur një lëndim të keq, por për mua, Carvajal është më i mirë se Trent në atë që i jep skuadrës në përgjithësi”. 

“Kurrë nuk kam parë më herët një mbrojtës të djathtë të zëvendësohet në periudha të rëndësishme të ndeshjeve”, ka thënë Neville.



Read it all at Bota Sot