Sezoni i dështuar i Juventusit

- Bota Sot

Sezoni i dështuar i Juventusit

Sezoni i dështuar i Juventusit nuk ka kaluar pa kosto për “Exor”, shoqërinë që zotëron ekipin torinez.

Për të kompensuar humbjet financiare, të cilat kanë ardhur si shkak i rezultateve të dobta në fushë dhe shkarkimit të Tiago Motës familja Elkan ka vendosur që të rrisë kapitalin e Juventusit me 15 milionë euro për të balancuar sado pak bilancet e shoqërisë për sezonin aktual.

Vetë Juventusi në një njoftim zyrtar ka bërë me dije se kjo shifër mund të shkojë deri në 110 milionë euro pasi gjithçka do të varet nga rezultatet e klubit piemontez në këtë fund sezoni.

Kjo shumë mund të rritet me kërkesë të Këshilli Administrativ në mbledhjen e radhës.

Siç dihet pjesëmarrja në Champions u garanton klubeve një shumë të madhe eurosh dhe vendi i katërt për klubin e Juventusit është i domosdoshëm.



Read it all at Bota Sot