Milani rikthehet në fushë pas pushimit të kombëtareve dhe gjendet menjëherë në një udhëkryq: duhet të fitojë në Napoli për të mbajtur gjallë shpresat e Champions League, me vendin e katërt, të mbajtur prej Bologna aktualisht, 6 pikë larg.
Përballë ekipit të Contes, kuqezinjtë nuk mund të lejojnë hapa falsë të tjerë, edhe sepse përpara tyre janë gjithashtu Juventusi, Lazio, Roma e Fiorentina. Sergio Conceiçao e prezantoi kështu, në konferencën për shtyp, sfidën e “Maradona”.
Sfida e parë e juaja kundër Contes. Pse është e domosdoshme fitorja nesër në Napoli?
"Me Antonion jemi përballur shumë herë si lojtarë, por kjo është hera e parë si trajnerë.
Është një ndeshje e rëndësishme për objektivat tanë, do të bëjmë gjithçka për të marrë rezultat pozitiv.
Për këtë arsye, ndeshja e nesërme është thelbësore.
Duam të fitojmë, duke qenë të vetëdijshëm për cilësinë e kundërshtarit", - tha Sergio Conceiçao.