Rey Manaj “10 me yll”, sulmuesi i Kombëtares protagonist në katër gola

- Bota Sot

Rey Manaj “10 me yll”, sulmuesi i Kombëtares protagonist në katër gola

Rey Manaj nuk di të ndalet, pas dopietës me Kombëtaren shqiptare ndaj Andorrës, sot është bërë protagonist absolut në fitoren e thellë të Sivasspor 5-1 ndaj Adana Demirspor.

Sulmuesi i kuqezinjve realizoi dopietë në pjesën e parë për ekipin e tij brenda 5 minutash.

Por jo vetëm kaq, në të dytën Manaj asistoi në dy golat e fundit të ekipit të tij të realizuar nga Boke dhe Bekiroglu.

Në përfundimin e takimit, Manaj është vlerësuar me notën maksimale 10 nga “Sofascore”, padyshim më i miri i sfidës. 28-vjeçari i Shqipërisë shkon këtë sezon në kuotën e 10 golave dhe 4 asisteve në Superligën turke.



Read it all at Bota Sot