Jasir Asani i shkruan publikisht Skënder Gegës

- Bota Sot

Jasir Asani i shkruan publikisht Skënder Gegës

Ditën e djeshme, Partizani njoftoi për emërimin e Skënder Gegës në stolin e skuadrës.

Pas shkarkimit të Veselinovic, “demat e kuq” drejtoheshin nga Arbër Abilaliaj i cili është drejtor sportiv i klubit.

Megjithatë, puna e Abilaliaj ishte deri këtu, pasi tashmë ka mbërritur Skënder Gega që solli titullin në kampin e kuq pas 25 vitesh. Në sezonin kur Partizani fitoi titullin kampion, Jasir Asani ishte titullar absolut i teknikut 61-vjeçar.

Ditën e sotme, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka uruar publikisht ish-trajnerin e tij për detyrën e tij të re.

“Paç fat, mbreti është rikthyer”, shkruan Jasir Asani për Skënder Gegën.



Read it all at Bota Sot