Drilon Hazrollaj ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Malishevën në Superligën e Kosovës, për të nisur një të re me Rumaninë. 21-vjeçari është bërë pjesë e ekipit të Rapidit të Bukureshtit.
"Jam shumë i lumtur që i bashkohem Rapidit, një klub me histori mbresëlënëse dhe tifozë të jashtëzakonshëm.
Do të jap gjithçka për ekipin. Mezi pres të luaj për këta tifozë fantastikë.
tu dhuroj tifozëve shumë momente gëzimi!", u shpreh Hazrollaj për mediat e klubit rumun.