Mediat rumune: Lojtari nga Kosova u ble për rreth 900 mijë euro

- Bota Sot

Mediat rumune: Lojtari nga Kosova u ble për rreth 900 mijë euro

Drilon Hazrollaj është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Rapidit të Bukureshtit.

Kjo u bë e ditur nga vet faqja zyrtare e klubit rumun.

Por shuma se për sa u transferuar Hazrollaj nga Malisheva te Rapidi i Bukureshtit nuk dihet saktë.

Mediat rumune thonë se Hazrollaj u ble për rreth 900 mijë euro.

Në anën tjetër, njëri nga aksionarët e Rapidit, Victor Angelescu tha se nuk është ajo shumë

“Vitin tjetër duam të shkojmë edhe më lartë. Shpresoj të fitojmë trofe këtë vit.

Është shifër e lartë e paguar, por jo aq sa flitet (900 mijë euro)”, ka thënë Victor Angelescu, aksionari i vogël te Rapidi i Bukureshtit.

Te Malisheva thanë se shuma është rekord për futbollin tonë.



Read it all at Bota Sot