“Jam shumë i kënaqur, sepse djemtë dhanë gjithçka kundër një skuadre serioze si Genoa, e cila po bën mirë, vrapon dhe lufton”. Pas debutimit të tij në pankinë, Igor Tudor lavdëroi Juventusin e tij.
“Kemi bërë dy-tri ditë stërvitje.
Është e qartë që kishte entuziazëm – tha ai për DAZN.
– Duhet ta kalojmë këtë moment me punë.
Disa gjëra nuk i bëmë si duhet, por fitorja ishte plotësisht e merituar, jam i lumtur edhe për tifozët. Vendosëm zemrën në fushë.
Tani pushojmë një ditë dhe pastaj punojmë të gjithë bashkë për një javë të plotë stërvitore.
Yildiz? Jam shumë i lumtur për të, ka cilësi të rëndësishme. Më pëlqeu edhe Dusan, edhe mbrojtja bëri një punë të shkëlqyer. Mund të kishim shënuar edhe një apo dy gola më shumë.
Koopmeiners? Nuk është në momentin e tij më të mirë, por është një lojtar i fortë dhe nga këto situata dilet duke punuar, si nga ana fizike, ashtu edhe mendore. Është një lojtar i rëndësishëm për ekipin dhe duhet rikuperuar. Asisti im? Nuk ishte i planifikuar, ndodhi ashtu siç erdhi.
Si e gjeta skuadrën? Kam gjetur djem të mirë. Unë jam në dispozicion për gjithçka dhe mund të më telefonojnë kur të duan. Pastaj, në stërvitje nuk duhet të fluturojë as një mizë, duhet të punojmë me intensitet të lartë. Kam dëgjuar koret e tifozëve, ishin emocionuese. Ishte një ndjenjë e bukur, por isha i përqendruar, sepse ishte e rëndësishme ta nisja në mënyrën e duhur. Fitorja është më e bukur se çdo emocion tjetër”.