Lukaku nuk e harron rivalitetin e vjetër

- Bota Sot

Lukaku nuk e harron rivalitetin e vjetër

Kundër Milanit mund të arrijë golin e tij të 400-të në karrierë dhe në përballjet e fundit, Romelu Lukaku ka treguar se di t’i lëndojë kuqezinjtë.

Sidoqoftë, sfida e së dielës ka më shumë lidhje me ecurinë e Napolit sesa me arritjet personale.

“Do të ishte e pabesueshme të shënojë kundër Milanit, por për mua mbetet më e rëndësishme performanca e ekipit.

E dimë se po luajmë kundër një kundërshtari të fortë, të mbushur me cilësi, por do të përgatitemi sa më mirë për të marrë fitoren.

Kam besim te puna që po bëjmë me trajnerin. Kemi një titull për të ndjekur. Interi është favorit, e thonë të gjithë.

Zikaltrit kanë një ekip të kompletuar dhe me cilësi të jashtëzakonshme, duhet të jemi të sinqertë, por te Napoli mendojmë ndeshje pas ndeshje dhe më e rëndësishmja është ajo kundër Milanit”, deklaroi belgu.



Read it all at Bota Sot