Pogradeci merr fitore të madhe përballë Vorës

- Bota Sot

Pogradeci merr fitore të madhe përballë Vorës

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e ditës së sotme të vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë së Parë.

Në 6 duelet e kësaj jave kishte surpriza, teksa u shënuan 11 gola.

Flamurtari “ngeci” në transfertë përballë Burrelit duke barazuar 0-0.

Ndërkohë që Pogradeci arriti një fitore të madhe në shtëpi, duke mposhtur kryesuesit e Vorës me rezultatin 1-1.

Në ndeshjet e tjera, Besa fitoi 2-0 me Erzenin, ndërsa Apolonia 1-0 kundër Korabit.

Ndërsa Kastrioti – Kukësi përfundoi me shifrat 2-0. Fitore me rezultatin 4-1 edhe për ekipin e Lushnjës përballë Valbonës.

Kështu, Vora vazhdon të mbetet në vendin e parë me 73 pikë, ndërsa Flamurtari me 69 mban të dytin. Besa me 63 pikë renditet e 3-ta, ndërsa Pogradeci shkon në vendin e 5-të me 43 pikë.



Read it all at Bota Sot