Jo në Serie A, e ardhmja e Guler mes Anglisë dhe Gjermanisë

- Bota Sot

Jo në Serie A, e ardhmja e Guler mes Anglisë dhe Gjermanisë

Arda Guler është një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve, ende pa u hapur afati kalimtar veror.

Ylli turk është një nga talentet më të mëdha në Evropë, megjithatë minutat e tij te Real Madridi kanë qenë të paktë këtë sezon.

20-vjeçari ka luajtur në 31 ndeshje në të gjitha garat, megjithatë numëron vetëm 1150 minuta dhe ka shënuar tre gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Dy skuadrat italiane Milan dhe Inter kanë shprehur interesim për të, megjithatë lojtari nuk është i bindur për t’u transferuar në Serie A.

E ardhmja e reprezentuesit turk duket se do të jetë në Angli ose Gjermani, ku shumë klube e duan atë.

Aston Villa mbetet favoriti kryesor, por në Ligën Premier atë e duan edhe West Ham United dhe Newcastle United.

Ndërkohë në Gjermani të gjithë klubet e mëdha përfshirë Bayern Munich, Bayer Leverkusen, RB Leipzig dhe Borussia Dortmund e kanë në listën e dëshirave anësorin turk.

Real Madridi duket se është bindur ta lejoj largimin e Guler, megjithatë nga shitja e tij synon të fitojë rreth 50 milionë euro.



Read it all at Bota Sot