Trepça 89′ fiton derbin e Ligës së Parë ndaj Drenicës

- Bota Sot

Trepça 89′ fiton derbin e Ligës së Parë ndaj Drenicës

Trepça 89 ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Drenicës në derbin e Grupit A të Ligës së Parë, ndeshje kjo e cila i takoi xhiros së 20-të.

Në një derbi tejet interesant të zhvilluar në Skenderaj, mitrovicasit ia dolën të marrin tri pikë tejet të rëndësishme.

Me këtë fitore, Trepça 89 është ngjitur në pozitën e dytë të tabelës dhe tashmë do vazhdojë t’i bëjë presion Drenicës që është lidere.

Golat në këtë sfidë për mysafirët i realiyuan Godswill Chinwendu në pjesën e parë dhe Ardian Hasani në pjesën e dytë.

Pas javës së 20-të, Drenica është lidere e tabelës me 41 pikë të grumbulluara dhe pas saj tashmë renditet Trepça 89 me 37 sosh.

Nga 36 pikë i kanë Vëllaznimi dhe Liria ndërsa top pesëshen e kompleton Trepça me 34 pikë.



Read it all at Bota Sot