Man City del me detaje për lëndimin e Haaland

- Bota Sot

Man City del me detaje për lëndimin e Haaland

Manchester City ka dhënë një përditësim të ri sa i përket lëndimit të Erling Haaland pasi norvegjezi u detyrua të largohet më herët nga loja në ndeshjen ndaj Bournemouth në FA Cup. 

Haaland u zëvendësua në fitoren ndaj Bournemout për shkak se pësoi një lëndim në kyçin e këmbës dhe më vonë u pa duke çaluar pas ndeshjes. 

Mes shqetësimeve se sezoni i tij ka mbaruar, City tashmë ka dhënë detaje nga gjendja e tij shëndetësore. 

“Manchester City  mund të konfirmojë se Erling Haaland ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së majtë”. 

“Sulmuesi norvegjez pësoi lëndim gjatë fitores së së dielës në çerekfinalen e FA Cup ndaj Bournemouth”. 

 “Erling iu nënshtrua testeve fillestare në Mançester të hënën në mëngjes dhe tani do të kërkojë konsultim specialist për të konfirmuar shkallën e plotë të lëndimit”.  

“Erling do të jetë në gjendje të luajë një rol në pjesën e mbetur të këtij sezoni, duke përfshirë Kupën e Botës për Klube të kësaj vere”. 

“Të gjithë në klub i dëshirojnë Erling një shërim të shpejtë dhe ne do t’ju sjellim përditësime të rregullta në lidhje me rehabilitimin e tij”, thuhej në njoftimin e kampionit në fuqi të Anglisë. 

Pavarësisht se City po kalon sezonin e tyre më të dobët ndër vite, kjo nuk ka ndikuar aspak në formën personale të Haaland i cili ka arritur të shënojë 30 gola në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.



Read it all at Bota Sot