Vllaznia, Egnatia, Partizani dhe Dinamo përveç “luftës” që do të bëjnë mes tyre për titullin, do të sfidohen edhe në Kupën e Shqipërisë.
Të 4-ta ekipet janë të kualifikuara në çerekfinalen e Kupës dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë për në gjysmëfinale.
Siç dihet Vllaznia do të duelojë me Dinamon, me sfidën e parë që shkodranët do ta luajnë në “Loro Boriçi”. Duel ky që është parashikuar të zhvillohet me 2 prill në orën 19:00.
Një ditë më pas, saktësisht të enjten do të luhet takimi tjetër i çerekfinales. Egnatia do të presë në “Egnatia Arena” në orën 19:00 ekipin e Partizanit.
Sfida mjaft të rëndësishme dhe shumë të luftuara mes ekipeve, të cilat synojnë dhe do të kërkojnë vetëm fitoren.