Empoli pa Ismajlin synon fitoren ndaj Bologna-s

- Bota Sot

Empoli pa Ismajlin synon fitoren ndaj Bologna-s

Sonte Empoli përballet me Bologna-n në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Të dyja klubet përbëjnë befasinë simpatike të këtij edicioni, pasi klubi i Ardian Ismajlit mposhti në çerekfinale gjigantin italian, Juventus.

Sidoqoftë, përfaqësuesi i Shqipërisë i mungon skuadrës së tij dhe pa dyshim mungesa e njërit prej mbrojtësve më të mirë në Serie A do të paraqesë hendikep për ta.

Në pesë përballjet e fundit, këto du klube janë ndarë dy herë baras, dy herë ka fituar Bologna dhe vetëm një herë Empoli.

Ylli nga Kosova i mungoi edhe kombëtares shqiptare në dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës javën e kaluar.



Read it all at Bota Sot