Inzagi e paralajmëron: Në fushë nuk zbresin precedentët!

- Bota Sot

Inzagi e paralajmëron: Në fushë nuk zbresin precedentët!

Interi dhe Milani do të ndeshen përsëri badhkë. Nesër mbrëma ekipet e Milanos do të luajnë aktin e parë të gjysëmfinaleve të Kupës së Italisë.

Ky duel do të jetë delikat për Interin pas finales së Superkupës së Italisë të humbur në Arabi përballë Milanit.

Në konferencën e sotme për shtyp Simone Inzagi la të kuptohej se e kishte hedhur pas krahëve atë humbje.

“Kjo është një ndeshje e re dhe ju them se në fushë nuk luajën precedentët. Secila ndeshje është një histori më vetë dhe ne do të kërkojmë që të japim maksimumin”, tha Inzagi.

Kur u pyet për formacionin tekniku informoi se Lautaro Martinez nuk do të jetë në fushë ndërsa lajmëroi praninë e Barelës.

Nga ana tjetër në konferencën e tij për shtyp ishte i motivuar Serxho Konseisao edhe pse Milani i tij gjendet në pozita aspak të favorshme për të përgatitur një derbi.

“Ne do të luajmë që nga minuta e parë për të fituar. Nuk do të bëjmë asnjë llogari pasi do të mundohemi që të kalojmë në finalen e Kupës së Italisë”, tha trajneri portugez i Milnait, i cili fitoi një trofe më “Djallin”..



Read it all at Bota Sot