Mauro Icardi sulmoi sërish José Mourinhon pas ndeshjes Fenerbahce-Galatasaray, që përfundoi me rezultatin 1-2.
Trajneri portugez ishte në fakt protagonist i një gjesti kundër kolegut të tij Okan Buruk , i cili tashmë ka bërë xhiron e botës.
Një situatë që ish-sulmuesi i Interit e ka nënvizuar përmes një storie të publikuar në profilin e tij në Instagram.
“Ata nuk luajnë vetëm hendboll. Ata bëjnë edhe boks!", tha Icardi.