Kampioni actual, Struga Trim Lum ka arritur një triumf bindës (4-1) ndaj Pelisterit në ndeshjen e parë të xhiros së 26-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë.
Në duelin buzë liqenit, skuadra e Ilço Gjorgjioskit tregoi shumë më tepër dhe në fund me meritë arriti te tri pikët.
Lanre Kehinde i dha epërsinë Strugës në minutën e 22-të me një gjuajtje nga pika e bardhë dhe barazoi Aleksandar Ristevski, po ashtu nga penallti, tetë minuta më vonë.
Në pjesën e dytë Pelisteri luajti me një lojtar më pak, dhe Struga TL dinte ta shfrytëzonte këtë. Nikola Vlajkovic në minutën e 47-të solli një avantazh të ri për mikpritësit, Bunjamin Shabani në minutën e 75-të e bëri 3-1 dhe Lanre Kehinde e mbylli sërish serinë e golave, me golin në kohën shtesë të ndeshjes.