Katalanasit lënë me gisht në gojë anglezët

- Bota Sot

Katalanasit lënë me gisht në gojë anglezët

Barcelona ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë eurosh nga Manchester United për Alejandro Balde.

Ruben Amorim e sheh 21-vjeçarin si profilin e duhur për të forcuar krahun e djathtë për sezonin e ardhshëm, por përgjigjja e menjëherëshme e klubit katalanas ka qenë shumë e qartë: Balde nuk është në shitje.

Klubi katalanas e konsideron Balde një pjesë kyçe të projektit të tyre për të ardhmen, aq më tepër që 21-vjeçari është përshtatur shumë mirë me skemën e Flick.

Dëshira e Manchester United ishte të shtonin një lojtar me përvojë dhe potencial elitar, por refuzimi i Barçës do t’i detyrojë ata të hedhin sytë te kandidatë të tjerë.

Me një kontratë aktuale që skadon në verën e vitit 2028 dhe besimin e plotë të Flick, Balde do të vazhdojë të veshë fanellën e Barcelonës, ndërkohë që synon të rritet e të përmirësohet akoma dhe më shumë.



Read it all at Bota Sot