Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 me Betisin të shtunën mbrëma.
Përkundër humbjes së Real Madridit, katalunasit nuk e shfrytëzuan për të marrë fitore, megjithatë ata kanë shtuar epërsinë në katër pikë ndaj Los Blancos.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka thënë pas ndeshjes se është i lumtur me pikën e fituar dhe se nuk i intereson se çfarë ndodhë në Real Madrid.
“Kur shoh ndeshjen që luajtëm, jam i lumtur”, tha Hansi Flick pas ndeshjes Barcelona – Betis që përfundoi baras 1-1.
“Kur e shihni se kemi një pikë shtesë, përsëri, jam i lumtur. Nuk më intereson se çfarë ndodh në Real Madrid “.
“Nëse e bëjmë mirë punën tonë, do të fitojmë titullin”, deklaroi trajneri gjerman.
Ndeshjen e radhës në La Liga, Barcelona e zhvillon në udhëtim te Leganes, derisa rivali i tyre më i madh Real Madridi përballet me Deportivo Alavesin.