Futbollisti brazilian, Luis Gustavo ka përfunduar në spital.
37-vjeçari i cili aktualisht është pjesë e Sao Paolos, të shtunën është shtruar në spital, pas ndeshjes kundër Talleres në Copa Libertadores..
Raportohet se ai kishte dhimbje në krahror dhe pas ekzaminimeve mjekësore që zbuluan një emboli pulmonare, e cila do të kërkojë monitorim nga afër.
“Pas ankesave për dhimbje në rajonin e kraharorit, mesfushori Luiz Gustavo u vlerësua nga departamenti mjekësor i klubit dhe u dërgua menjëherë në spitalin Albert Einstein, ku iu nënshtrua testeve imazherike të cilat konfirmuan ekzistencën e një tromboembolie pulmonare.
Atleti është shtruar në spital për vëzhgim dhe trajtim, dhe do të qëndrojë atje deri në një vlerësim të mëtejshëm 6 ditëve në vijim. ”, thuhet në njoftimin e Sao Paulo.