Ky filmim tregon pasojat e goditjes me raketa nga Rusia gjatë natës në një lagje banimi në qytetin ukrainas të Krivirihut. Bilanci 19 të vrarë, ndër të cilët gjysma fëmijë.
Ushtria ruse njoftoi se kishte goditur me precizion objektiva ushtarake me raketa të fuqishme, por ajo që duket në terren është se ato ranë në një zonë plotësisht civile, përfshirë edhe një kënd lojërash për fëmijë.
Për presidentin ukrainas Volodimir Zelenski tha se vrasja e fëmijëve dhe civilëve në një sulm me raketa të fuqishme tregon se sa e rrezikshme është Moska dhe se rusët injorojnë diplomacinë dhe kanë për qëllim ta vazhdojë këtë luftë, ndryshe nga vullneti për paqe që ka shprehur Vladimir Putin në bisedimet e armpëpushimit të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.
Goditjet nuk prekën vetëm Krivirihun, por edhe kryeqytetin Kiev, ku pati një viktimë e disa të plagosur. Të lënduar pati nga sulmet ruse edhe në Mikolaiv.