Mesfushori shqiptar i Lecces, Medon Berisha, duke folur për ‘DAZN’, pas barazimit me Venezia-n, ka thënë se skuadra e tij nuk e humbi qetësinë në lojë edhe pas disavantazhit.
Lecce dhe Venezia luajtën baras 1-1, të dielën në kuadër të elitës së futbollit italian.
Berisha, i cili në lojë u inkuadrua në minutën e 54-të duke zëvendësuar Ylber Ramadanin, një tjetër shqiptar të Lecce-s, tha se dueli me skuadrën e Venezia-s nuk ka qenë sfidë e lehtë.
“Trajneri na tha të qëndronim të qetë sepse kishim ende kohë dhe në e bëmë këtë. Gjetëm golin e barazimit me Baschirotton, që na dha shumë energji”, deklaroi Berisha.
“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, e balancuar në pjesën e parë.
Ndoshta kishte edhe një penallti në fund, por ne duhet të qëndrojmë të bashkuar deri në fund. Kjo është më e rëndësishmja”, ka theksuar reprezentuesi i Shqipërisë.