Mac Allister: Gabimet na kushtuan, por do të kthehemi më të fortë

- Bota Sot

Mac Allister: Gabimet na kushtuan, por do të kthehemi më të fortë

Pas humbjes 3-2 ndaj Fulhamit, mesfushori i Liverpool-it, Alexis Mac Allister, e ka pranuar se skuadra nuk ishte në nivelin e duhur në disa momente të lojës.

“Mendoj se në pjesën e parë kishim 25 apo 30 minuta ku thjesht nuk mundëm ta gjenim veten. Bëmë shumë gabime që normalisht nuk i bëjmë”, tha argjentinasi.

Ai mendon se këto lëshime ndikuan në rezultatin e ndeshjes.

“Kjo është arsyeja pse humbëm këtë ndeshje. Ata na ndëshkuan me tre gola dhe në këtë nivel, në këtë fazë të sezonit, paguan çdo gabim që bën”, theksoi ai.

Megjithatë, Mac Allister është i bindur se Liverpool-i do të rikthehet më i fortë.

 “Jam shumë i sigurt se do të kthehemi më të fortë dhe në ndeshjen e ardhshme do të tregojmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë”, ka theksuar Mac Allister. 



Read it all at Bota Sot