Nga Juljan Shehu te dy lojtarë të tjerë nga Kombëtarja, njihuni me pesë legjionarët më të vlerësuar për javën e kaluar

- Bota Sot

Nga Juljan Shehu te dy lojtarë të tjerë nga Kombëtarja, njihuni me pesë legjionarët më të vlerësuar për javën e kaluar

Java e kaluar solli si zakonisht gola dhe paraqitje të mira nga disa prej legjionarëve. “Sofascore” ka veçuar pesë vlerësimet më të mira, pas performancave dhe ndikimit që patën.

Në krye të listës qëndron Juljan Shehu. Lojtari i Kombëtares gjeti sërish golin me Uidzeu Lodz dhe mban notën 7.9. Golin e gjeti edhe Bitri, që i dha Giorit një barazim me vlerë në fund. Për këtë është vlerësuar me notën 7.5 dhe pse luajti vetëm në minutat e fundit.

Adrion Pajaziti, njëjtë si Bitri, u vlerësua me notën 7.5. Pas tyre vjen Mirlind Daku, që dhe pse me probleme sakrifikoi për Rubin Kazan. Daku fitoi penalltinë që u shndërrua më pas në gol, për të barazuar 1 me 1.

I pesti është një tjetër lojtar i Kombëtares. Feta Fetai ishte ndër më të dalluarit e Lokomotivës dhe pse nuk u shmang humbja 0 me 1 ndaj Rijekës.



Read it all at Bota Sot