Spikat Besa – Vora

- Bota Sot

Spikat Besa – Vora

Kategoria e Parë po luan ndeshjet e saj të fundit. Ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë e sfidës së parafundit të kampionatit.

Kështu java e 32-të e Kategorisë së Parë do të luhet në një ditë dhe në të njëjtën orë. Saktësisht, të dielën në orën 15:00. Vëmendja më e madhe padiksutim do të jetë te përballja mes Besës dhe Vorës, këto të fundit të shpallur kampionë tashmë.

Kavajasit shpresojnë deri në fund te ngjitja në Superiore dhe ndaj skuadrës së Arian Bellait synojnë vetëm 3 pikët, për të shpresuar te një tjetër hap fals i Flamurtarit. Ndërkohë vlonjatët do të luajnë në shtëpi ndaj Erzenit .

Duele të tjera janë edhe Burreli – Valbona, Lushnja – Korabi, Pogradeci – Kukësi dhe Kastrioti – Apolonia.

NDESHJET E JAVËS SË 32-të:

E dielë, ora 15:00.

BESA – VORA

BURRELI – VALBONA

FLAMURTARI – ERZENI

LUSHNJA – KORABI

POGRADECI – KUKËSI

KASTRIOTI - APOLONIA



Read it all at Bota Sot