“Ne mund të ëndërrojmë, por lojtarët dhe trajnerët duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë.
Duhet të japim gjithçka për të vazhduar përpara.
Duam të mbetemi të pamposhtur këtë vit, por për këtë kërkohet maksimumin kundër një kundërshtari shumë të forte në ndeshjen e radhës, Borussia Dortmundit”.
Kështu u shpreh në konferencën për shtyp Hansi Flick, trajneri i Barcelonës.
Skuadra katalanase shihet si favorite në sfidën e së mërkurës në Spanjë, kundër Borussia Dortmundit, në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League.
Pavarësisht atyre që parashikohen, trajneri gjerman blaugrana bëri thirrje për kujdes dhe përqendrim. Në radhët e blaugranave mund të rikthehet Raphinha.
“E kemi pritur që të rikuperohej pas pauzës së ndeshjeve ndërkombëtare. Ajo që po shoh në stërvitje është ai Raphinha i zakonshëm: shumë aktiv, i zgjuar dhe plot dinamikë… Po tregon se është gati për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit”, – theksoi Flick.
Ndërkohë, tekniku gjerman foli edhe për qasjen e verdhezinjve gjermanë: “Shumë gjëra në futboll lidhen me besimin. Rezultatet e fundit i kanë dhënë Borussia Dortmundit besim në lojën e vet. Ata kanë përmirësuar thellësinë, luajnë me ritëm dhe shpejtësi në sulm, mendojnë dhe luajnë përpara…
Këto janë aspekte që ne duhet t’i përballojmë dhe t’i menaxhojmë mirë”.