Milani duhet të shesë këta lojtarë

- Bota Sot

Milani duhet të shesë këta lojtarë

Milani, i drejtuar nga Sergio Conceiçao, ndodhet në vendin e nëntë në Serinë A me 48 pikë, nëntë më pak se zonat që sigurojnë pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të UEFA Champions League.

Rezultatet shqetësuese kundër rivalëve direktë e kanë lënë skuadrën e trajnerit portugez në vendin e 9-të në renditje.

‘Gazzetta dello Sport’ raportoi këtë të martë se Milani do të duhet detyrimisht të sigurojë të paktën 100 milionë euro të ardhura nëse nuk arrin kualifikimin për Champions League apo një tjetër garë evropiane.

Në verë, përveç nevojës për përforcime në skuadër, klubi do të duhet të shesë lojtarë që nuk përfshihen më në projektin e trajnerit.

Theo Hernández është një nga emrat që pritet të largohet. Mbrojtësi që është pjesë e Milanit që nga sezoni 2019/2020 ka kontratë deri në vitin 2026, por rinovimi duket i pamundur për shkak të paraqitjeve zhgënjyese këtë sezon.

Fikayo Tomori gjithashtu pritet të largohet nga ‘San Siro’. Por nuk mbaron me kaq: Chukëueze, Loftus-Cheek dhe Emerson Royal janë gjithashtu në rrezik për sezonin 2025/2026.

‘Gazzetta’ përmend edhe emra të tjerë që mund të shiten nëse vijnë oferta të mira — përfshirë këtu një portugez: Thiaw, Maignan dhe Rafael Leão.

Në fund, vendimet për hyrje-daljet në skuadër do t’i përkasin trajnerit, por nuk është e sigurt nëse Sérgio Conceição do të vazhdojë të jetë në krye të Milanit.

Ajo që duket më e sigurt është se João Félix do të rikthehet te Chelsea pas huazimit gjashtëmujor në “San Siro”.



Read it all at Bota Sot