Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka zbuluar se një lojtar i ish-klubit të tij ka kërkuar takim ballë për ballë me të pas kritikave që Scholes kishte bërë gjatë komenteve në media këtë sezon të garave.
“Lojtarët janë bërë paksa të ndjeshëm këto ditë. Një lojtar i Manchester United më kontaktoi këtë vit, nuk ishte i kënaqur me disa nga gjërat që kisha thënë. Donte të më takonte në qendrën stërvitore, dhe unë i thashë: ‘Sigurisht, pa problem’, i dhashë numrin tim, por nuk më është kthyer më”, ka thënë Scholes për “The Overlap”.
“Do ta bëja atë bisedë. Nëse po them gjëra që i besoj dhe ai do të dijë pse, nuk do të ishte një bisedë e këndshme, por i thashë: ‘Nëse ti ose kushdo tjetër ka një problem, e ke numrin tim’”, shtoi Scholes.
Ai gjithashtu e pranoi se tashmë komenton vetëm ndeshjet e Manchester United.
“Tani komentoj vetëm ndeshjet e Manchester United. Rrallëherë komentoj të tjera sepse dua të shoh Unitedin, dua të jem aty”, theksoi Scholes.
Në fund, ai bëri një krahasim me rivalët e qytetit, Manchester City-n.
“Do të ishte shumë më e lehtë po të ishe lojtar i Manchester City-t në 10 vitet e fundit. Aty ku është United tani, të bën të dukesh si një ‘armik’”, përfundoi Scholes.