Trajneri i Borussia Dortmundit, Niko Kovaç ka folur për të analizuar ndeshjen e nesërme ndaj Barcelonës.
Trajneri foli për kolegun e tij Hansi Flick: “Ne e njohim mirë njëri-tjetrin dhe e vlerësojmë njëri-tjetrin si njerëz.
E dimë gjithashtu se si e shohim futbollin e njëri-tjetrit. Jemi të vetëdijshëm për cilësinë e sulmuesve të Barcelonës dhe duhet të mbrohemi mirë.
Duam të përfitojmë nga dobësitë e tyre”.
“Unë mendoj se Barcelona është favorite nesër”, përsëriti trajneri, “por Dortmundi luajti në finalen e sezonit të kaluar. Këtu, gjithçka është e mundur. Nuk jemi favoritë, por kjo nuk do të thotë asgjë”.