Barcelona dhe Dortmundi përballen me njëra - tjetrën

- Bota Sot

Barcelona dhe Dortmundi përballen me njëra - tjetrën

Barcelona dhe Dortmundi përballen me njëra - tjetrën këtë të mërkurë në “Montjuiç” në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve (21:00).Katalanasit nuk kanë humbur asnjë ndeshje që nga 21 dhjetori kundër Atletikos (1-2).

Ndërsa verdhezinjtë po përjetojnë momentin e tyre më të mirë të sezonit pasi kanë arritur dy fitore radhazi në Bundesligë.

Precedentët mes dy skuadrave në Evropë i japin një favorizim të qartë Barcelonës. Nga pesë ndeshje të luajtura, tri fitore për katalanasit dhe dy barazime. Hera e fundit që Barça dhe Dortmundi u takuan më 11 dhjetor në fazën e ligës në “Signal Iduna Park” ishin katalanasit që fituan 2-3 me Ferran Torres protagonist. Fitorja e dytë e Barçës kundër gjermanëve daton në sezonin 2019-2020 me Ernesto Valverde në stol.

Ndeshja, e cila ishte pjesë e fazës së grupeve dhe u luajt në “Camp Nou”, u fitua nga Barça 3-1 falë golave të Luis Suarez, Leo Mesi dhe Grizman. Për të parë fitoren e tretë kundër Dortmundit, duhet të kthehemi në sezonin 1997-1998 në ndeshjen e parë të finales së Superkupës së Europës. Luis Enrike dhe Rivaldo vendosën fatin e takimit 2-0.

Në Dortmund, të dyja skuadrat barazuan 1-1, me Barçën që fitoi Superkupën e Europës. Barazimi i dytë mes tyre është ai në sezonin 2019-2020 në fazën e grupeve në Gjermani, ku Ter Shtegen i priti një penallti Marko Rojsit.



Read it all at Bota Sot