Ter Stegen propozon kapitenin e ardhshëm të Barcelonës

- Bota Sot

Ter Stegen propozon kapitenin e ardhshëm të Barcelonës

Marc-Andre ter Stegen tregoi gjithçka përmes një interviste dhënë në podcastin e “Bild”, duke folur pa filtra për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Nga përvoja me Lionel Messin te Barcelona deri te puna me Hansi Flick, pa harruar disa kuriozitete personale, portieri i Barcelonës zbuloi prapaskena vërtet interesante.

Në lidhje me aktualitetin, portieri gjerman, i cili po përfundon rikuperimin nga një lëndim i rëndë në gju, ka folur me entuziazëm për punën e bashkatdhetarit të tij Hansi Flick, trajneri që ka arritur të sjellë harmoni në dhomën e zhveshjes:

“Ai është shumë i aftë të krijojë empati me njerëzit dhe të kuptojë se çfarë i lëviz ata. Gjen fjalët e duhura, edhe kur duhet të thotë diçka të drejtpërdrejtë. Ka ekuilibër, edhe me të rinjtë, arrin t’i vendosë të gjithë në një gjatësi vale të njëjtë”.

Barcelona ëndërron për më shumë dhe synon tripletën sezonale. Ter Stegen ka theksuar atmosferën pozitive brenda ekipit katalanas: “E shikon menjëherë që gjithçka është shumë harmonike”.

Ai ka përmendur një emër për të ardhmen e klubit, Pedri. “Për mua, ai është tashmë një fenomen. Nuk do të isha i befasuar nëse do të bëhej kapiten i Barcelonës. Ai do të lërë shenjë në këtë klub për shumë kohë”.

Përfundimisht, një parantezë personale, që gjermani e ka trajtuar me lehtësi; transplantimin e flokëve. “Siç ndodh me shumë burra, në një moment humba jo pak nga flokët e mi. Për pasojë nuk isha më plotësisht i kënaqur. Dëshiroja thjesht një model flokësh ndryshe dhe kështu bëra. Tani jam i kënaqur”.



Read it all at Bota Sot