Herolind Shala i është bashkuar Partizanit në stërvitje.
“Panorama Sport” mëson se ish-lojtari i Kombëtares dhe Kosovës qëndron nën urdhërat e Skënder Gegës, ndërsa mbetet për t’u njoftuar konkretizimi i lëvizjes.
33-vjeçari është pa ekip nga janari. Kjo është hera e parë që Shala do të luajë në Shqipëri, teksa më parë numëron eksperienca në Norvegji, Turqi dhe Çeki. I lindur në Norvegji, mesfushori shqiptar ka luajtur edhe me ekipin U-20 të Norvegjisë.
Te ekipi U-21 i Shqipërisë u ftua pikërisht nga trajneri Gega rreth 12 vite më parë. Kalimi i tij te Kosova erdhi pasi De Biazi nuk e ftoi në Europianin e vitit 2016.