Portieri i Real Madridit: Harruam si të luanim futboll

- Bota Sot

Portieri i Real Madridit: Harruam si të luanim futboll

Portieri i Real Madrid, Courtouis, ka bërë një analizë të ndeshjes së humbur ndaj Arsenal në shifrat 3-0.

Dy golat e parë erdhën nga Rice nga goditjet e dënimit dhe kjo nuk ishte një rastësi e madhe për gardianin e madrilenëve.

Ai u shpreh pas ndeshjes se e priste një gjë të tillë, ndërsa paralajmëroi shokët e ekipit se në ndeshjen e kthimit, nuk duhet t’i lënë më mundësinë Rice për të goditur në ato pozicione.

“Arsenali është një skuadër e fortë në shtëpi, ata ushtrojnë presion, luajnë mirë midis linjave.

Krijuan shumë rrezik në kundërsulm. Në pjesën e dytë, mendoj se ne harruam si të luanim futboll, nuk i gjetëm lojtarët të lirë.

Nuk do të thosha se ishte çështje paniku, por nuk ishim rehat me topin, ata shënuan dy gola fantastik nga goditje standarte, ata shënuan dy gola të mrekullueshëm nga goditjet standarte.

Dijeni që në shtëpi jemi të fortë me tifozët tanë, të cilët duhet të besojnë në këtë skuadër që në minutën e parë, besoj se është e mundur, por duhet të punojmë shumë, të korrigjojmë gabimet, të përpiqemi të shënojmë golat e parë shpejt dhe i treti do të vijë së shpejti, është e mundur.

E kam të vështirë ta shpjegoj, ka merita edhe kundërshtari që e lexoi mirë ndeshjen.

Goditjet standarte ishin të pamundura për mua që të reagoja, e dija këtë, shënuan gola të tillë me Liverpool dhe Manchester City. Vendosa edhe një lojtar shtesë në mur, por prapë lojtari i tyre shënoi. Ndoshta mund të vendosja edhe një tjetër, por ishin dy super gola. Ka lojtarë që goditjet e dënimit i kanë në super nivel te Arsenali, duhet të jemi të kujdesshëm të mos i bëjmë faullet aty kundër Arsenalit”, tha Courtouis.



Read it all at Bota Sot