Prishtina ballëlart në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.
Skuadra më e trofeshme në vendin tonë, Prishtina, ka shënuar fitore në Gjilan, me rezutat 1:0 ndaj liderit të kampionatit, Dritës.
Prishtina me kryetrajner të ri, Arsim Thaçi, u kthye triumfuese nga Gjilani.
Plot 66 minutat Prishtina mbetet pa një futbollist në fushë, pasi që Ardian Limani u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Po në këtë minutë u përjashtua edhe ndihmëstrajneri i Prishtinës, Behar Maliqi.
Në minutën e parë u shkaktua penallti.
Gyjqtari nuk mori vendim për pikën e bardhë derisa e vërtetoj në VAR.
Ardian Muja shënoj nga penalltia në minutën e 6-të.
Në minutën e 83-të Leonard Vitija i Prishtinës e hoqi topin nga vija fatale dhe shpëtoi skuadrën e tij.
Drita dominoi, pati raste por pa konkretizim.
Prishtina mori rezultat fantastik për sfidën e kthimit, ndërsa Zekirija Ramadani, kryetrajner i Dritës, padyshim se është i zhgënjyer me rezultatin e kur kihet parasyh se për 66 minuta patën një lojtar m shumë.