Mungesa e stadiumit të vet është një nga faktorët e luhatjeve të Besës në sezonet e fundit në Kategorinë e Parë.
Sipas kalendarit, të dielën Besa luan për herë të fundit si pritëse në këtë sezon rregullt, ku i duhet të presë Vorën, që i ka siguruar objektivat dy javë para fundit.
Kavajasit kanë vendosur që kampionët e rinj t’i presin në kryeqytet, pikërisht në shtëpinë e Partizanit. Pra, Besa-Vora do të luhet të dielën, ora 15:00, në stadiumin “Arena e Demave”.
Në këtë stadium kavajasit kanë luajtur edhe disa ndeshje të tjera, ku nuk e njohin humbjen, por të dielën u duhet vetëm trepikëshi. Besa e mbyll sezonin në transfertën e Tropojës, por vendimtare e kanë të dielën.