Sot, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve nga ora 20:00, Kombëtarja e Kosovës në futsall përballet me Gjeorgjinë, një ndeshje që do të vendosë shumë për rrugëtimin e dardanëve drejt Kampionatit Evropian 2026.
Gjeorgjia triumfoi në takimin e parë, andaj Kosova ka nevojë për një ndeshje perfektë për t’u hakmarrë.
Aktualisht Kosova ka 3 pikë dhe mban pozitën e tretë në renditje.
Hyrja për tifozët në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve do të jetë falas.