Ferizaj do fitoren e qetësisë

- Bota Sot

Ferizaj do fitoren e qetësisë

Kampionati elitar i futbollit, Superliga, vazhdon këtë të premte me duelet e xhiros së 28-të, ku në fokus janë dy takime me peshë të madhe për ecurinë e sezonit.

Në Klinë, Dukagjini pret kampionët aktualë të Ballkanit në një përballje që pritet të sjellë emocione dhe rivalitet të madh.

Skuadra vendase kërkon pikë të vlefshme për t’i ikur edhe më shumë pozitave të fundit në tabelë, ndërsa Ballkani synon fitore për të mbajtur pozitën e dytë në renditje, pasi që për titull shpresat janë pothuajse të shuara.

Në Drenas, Feronikeli 74 do të përballet me Ferizajn.

Ferizaj do fitoren e qetësisë.

Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 15:00.



Read it all at Bota Sot