I ashpër me Onanën

- Bota Sot

I ashpër me Onanën

Andre Onana ka rënë përsëri pre e kritikave. Gabimi i tij në fund të ndeshjes kundër Lionit i kushtoi shumë Mançester Junajtedit. “Djajtë e kuq” ishin duke udhëhequr me shifrat 1-2 deri në sekondat e fundit të ndeshjes, kur Lioni shënoi si pasojë e gabimit të kryer nga portieri kamerunas.

Pol Skullsi është treguar i ashpër me Onanën pas përfundimit të ndeshjes. Legjenda e Mançester Junajtedit i është referuar gjithashtu edhe deklaratave të portierit përpara kësaj sfide.

Onana u shpreh se Junajtedi është superior në të gjitha aspektet në krahasim me Lionin. Por gabimi i tij nuk përputhet me deklaratën e dhënë.

Me shumë mundësi, pasi mbaroi ndeshja ai do të kishte dëshiruar që ta kishte qepur gojën.

Nuk jam i sigurt se çfarë u përpoq të bënte. Është një gabim i tmerrshëm prej tij”, ka deklaruar ndër të tjera Pol Skullsi.



Read it all at Bota Sot