Haaland është ende i “paprekshëm”

- Bota Sot

Haaland është ende i “paprekshëm”

Mohamed Sallah është ngjitur mbi disa yje në listën e fituesve më të mëdhenj të Premier Ligës, pasi nënshkroi një marrëveshje të re fitimprurëse me Liverpullin.

Sallahu më në fund ka nënshkruar një kontratë të re me Liverpullin, duke zgjatur qëndrimin e tij legjendar në “Anfild” përtej sezonit 2024/25. Kjo i jep fund spekullimeve disa muajshe, me 32-vjeçarin që ka lidhur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

Ylli egjiptian thuhet se ishte në një marrëveshje me vlerë 418, 525 euro në javë, përpara se të nënshkruante kontratën e re me Liverpullin. Ai tani besohet se ka një kontratë me vlerë 478,315 euro në javë, edhe pse është pretenduar se do të merrte një ulje page.

Kjo do të thotë se ai tani është i dyti së bashku me Kevin De Brujne në dhjetëshen me fituesit më të lartë në Premier Ligën. De Brujne gjithashtu fiton 478,315 euro në javë pasi ai do të largohet nga Man. Siti, kur kontrata e tij të skadojë këtë verë.

Sipas faqes së specializuar të pagave “Capology”, vetëm Erling Haaland fiton më shumë se Sallahu. Sulmuesi i Man. Siti fiton momentalisht 627,788 euro në javë.

Emra tjerë si Kasemiro, Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Xhek Grelish, Omar Marmush, Kai Havertz dhe Gabriel Hezus përbëjnë dhjetëshen e parë.

Lista e futbollistëve

Erling Haaland – 627,788 euro në javë

Mohamed Salah – 478,315 euro në javë

Kevin De Brujne – 478,315 euro në javë

Kasemiro – 418,525 euro në javë

Bernardo Silva 358,736 euro në javë

Xhek Grilish – 358,736 euro në javë

Bruno Fernandes – 358,736 euro në javë

Omar Marmoush – 352,757 euro në javë

Kai Havertz – 334,820 euro në javë

Gabriel Zhesus  – 316,883 euro) në javë



Read it all at Bota Sot