Sandro Tonali po hetohet sërish si pjesë e një hetimi për baste të dyshuara ilegale në Itali. Hetimi përfshin plot 12 lojtarë, është bërë e ditur të premten.
Ylli i Neëcastle Unitedit ka vuajtur pezullim dhjetëmujor në tetor të vitit 2023, për baste në ndeshje, duke përfshirë edhe për ekipin e tij të atëhershëm, AC Milan.
Por prokurorët në Itali kanë hapur hetime ndaj 12 lojtarëve aktualë dhe ish-lojtarëve të Serie A, në një rast të ri për baste ilegale.
Hetimet përfshijnë ish-lojtarin e Manchester Unitedit, Angel Di Maria, tani te Benfica, dhe Nicolo Fagiolin e Fiorentinas, i cili ashtu si Tonali tashmë ka vuajtur pezullim për baste ilegale.
Po hetohet edhe për Ëeston McKennie e Mattia Perin të Juventusit, Leandro Paredes të Romës, Raoul Bellanova të Atalantas dhe Samuele Ricci të Torinos.
ANSA ka raportuar se të gjithë 12 lojtarët po hetohen për lojëra pokeri dhe bastvënie në ngjarje sportive në platforma të ndaluara të lojërave të fatit. Nuk bëhet fjalë për ndeshje futbolli.
Prokurorët dyshojnë se Tonali dhe Fagioli janë shpërblyer financiarisht për rekrutimin e lojtarëve të tjerë në platformat klandestine.
Të premten zyra e prokurorit të Milanos vendosi pesë persona në arrest shtëpiak për “aktivitete të paligjshme të lojërave të fatit dhe pastrim parash”.