Milan ka bërë sonte një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni dhe ka arritur fitore bindëse në udhëtim ndaj Udineses.
Kuqezinjtë dhuruan ”show’ në “Stadio Friuli” duke triumfuar me rezultat 4:0.
Rafael Leao e gjeti golin pas plotë tetë ndeshjeve pa shënuar, duke i dhënë epërsinë Milanit në minutën e 42-të.
Theo Hernandez shënoi golin e tretë, në minutën e 74-të, ndërsa golin e sigurisë e shënoi Tijjani Reijnders në minutën e 81-të.
Me këtë fitore Milani mban gjallë shpresat për një vend që dërgon në garat evropiane, pasi shkon në kuotën e 51 pikëve dhe renditen në vendin e nëntë.
Në anën tjetër, Udinese ka 40 pikë dhe renditet në vendin e 11-të.